Basha: Edi Rama jep dorëheqjen! Rrugë tjetër s’ka!

Shqipëria

Basha: Edi Rama jep dorëheqjen! Rrugë tjetër s’ka!

Më: 20 mars 2017 Në ora: 12:39
Lulzim Basha

Në një fjalim të mbajtur drejtpërsëdrejti nga “Sheshi i Lirisë”, përpara kryeministrisë i rrethuar nga të rinj dhe të reja, kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit Edi Rama që të japë dorëheqjen në mënyrë që të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai ka premtuar edhe tarifa të përballueshme për Arsimin e Lartë nga të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë.

“Je i ikur Edi Rama!

Ne jemi këtu si patriotë, si demokratë, si njerëz të një lëvizjeje të madhe pa precedentë në historinë tone. Lëvizja jonë është qytetare dhe paqësore.

Do të qëndrojmë këtu gjatë, na pëlqen të rrimë këtu sepse ky shesh është pagëzuar tashme me një vetëdije të madhe dhe vendosmëri. Përmes një qëndrese paqësore që do i sigurojë Shqipërisë jo vetëm zgjedhje të lira e të ndershme por edhe parametra të një vendi të gatshëm për anëtarësim në BE.

Do ta bëjmë këtë shërbim sepse gjithçka që ti bëre në 4 vite, e largoi Shqipërinë nga Evropa.

Hiqe nga mendja se ka rrugë tjetër! Sado të shpifesh ti dhe zullapët që ke shpërndarë nëpër media.  

Përfundimi është Republika e re që do të themelohet mbi votën e lirë të çdo qytetari shqiptar.

Behu i zgjuar dhe jep dorëheqjen! Do të firmoset ligji për Arsimin e Lartë. Rinia do të ketë jo vetëm veshin por edhe mbështetjen e fuqishme të qeverisë së re, Arsimi i Lartë publik do ketë tarifa të përballueshme nga çdo i ri shqiptar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat