Basha: Do të anulojmë ligjin e arsimit të lartës

Shqipëria

Basha: Do të anulojmë ligjin e arsimit të lartës

Më: 20 mars 2017 Në ora: 12:50
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u premtoi të rinjve nga çadra e protestës se “Republika e re do të anulojë që ditën e parë të qeverisjes së saj ligjin e arsimit të lartë”.

“U them të rinjve, të çfarëdo partie qofshin, se kur të kenë zgjedhur me vota të lira qeverinë e re, do të firmosim në këtë shesh anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Arsimi i lartë publik do të jetë me tarifa të përballueshme nga çdo i ri”, tha Basha.

Gjithashtu, Basha premtoi se “do të ketë sa më shumë të rinj në Parlamentin e republikës së re”. 

Kreu i PD-së përsëriti edhe thirrjen për kryeministrin Edi Rama: “Zgjedhje fasadë nuk do të ketë. Jep dorëheqjen për qeverinë teknike dhe për zgjedhjet e lira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat