Edhe Bushati pjesë e mbledhjes anti -ISIS në Washington

Shqipëria

Edhe Bushati pjesë e mbledhjes anti -ISIS në Washington

Më: 20 mars 2017 Në ora: 17:26
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë dy-ditore në Washington D.C. në kuadër të takimit të Koalicionit anti-ISIS, i organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson.

Në këtë kontekst, kreu i diplomacisë shqiptare do të ketë takime me personalitete të administratës së re amerikane, si edhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Në fokus të vizitës do të jenë marrëdheniet dypalëshe, lufta kundër terrorizmit, siguria, zhvillimet e fundit në vend dhe roli i SHBA-së në rajon, bën të ditur MPJ e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat