Basha:” Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë’’

Shqipëria

Basha:” Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë’’

Më: 20 mars 2017 Në ora: 19:32
Lulzim Basha

“Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë’’ – ka deklaruar Basha. Ky reagim vjen menjëherë mbas deklaratës së Ramës mesditën e sotme ku tha se zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen me ose pa opozitën. Basha i është kundërpërgjigjur deklaratës së Ramës me një status në Facebook, ku akuzon kryeministrin dhe funksionarët e tjerë të Partisë Socialiste si pinjollë të komunizmit.

Reagimi i Bashës

Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karriken e tyre me demokracinë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.

Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.
 
Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje. Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qendresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë.

Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat