A do e votojë LSI emërimin e Xhafajt si Ministër? Ja si përgjigjet Luan Rama

Shqipëria

A do e votojë LSI emërimin e Xhafajt si Ministër? Ja si përgjigjet Luan Rama

Më: 20 mars 2017 Në ora: 22:41
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka qenë sot i ftuar në studion e ABC News ku ka komentuar situatën politike në vend.

I pyetur nëse LSI do të votojë emërimin e Fatmir Xhafajt në postin e Ministrit të Brendshëm, pas dekretimit nga Presidenti Nishani, nënkryetari Rama tha se LSI nuk ka kërkuar asnjëherë të ndërhyjë në të drejtën e Kryeministrit për emërimin apo shkarkimin e ministrave.

Në këtë kuadër, Rama tha se LSI nuk ka asnjë motiv për të votuar ndryshe këtë të enjte në Kuvend.

“Çështja e ndryshimit të ministrave është e drejtë eksluzive e kryeministrit. LSI asnjëherë nuk është imponuar, asnjëherë nuk ka kërkuar as LSI dhe as kryetari, nuk kemi kërkuar të largohet ky apo ai ministër. Duke qenë se respektojmë tagrin kushtetutes, çështja e votimit është procedurë e karakterit formal dhe nuk besoj se LSI të ketë arsye ose motiv të votojë ndryshe kur është fjala për votim të ministrave”. Tha nënkryetari i LSI

Rama më herët iu përgjigj edhe Kryeministrit Edi Rama duke thënë se zgjedhje parlamentare pa opozitën nuk mund të ketë pasi në të kundërt ato do të ishin një farsë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat