Balla: Ndryshime në Kodin Penal, rrjeta do kapë çdo kandidat që i shpëton dekriminalizimit

Shqipëria

Balla: Ndryshime në Kodin Penal, rrjeta do kapë çdo kandidat që i shpëton dekriminalizimit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 10:39
Bashkëkryetari socialist i komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla

Bashkëkryetari socialist i komisionit të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla, ka paralajmëruar ndryshime në Kodin Penal për të ashpërsuar vjedhjen e votës.

Gjatë një tryeze me Shoqërinë Civile, përfaqësues ndërkombëtarë dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Balla theksoi se komisioni ka afat deri në datën 9 prill për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Balla tha se amendamentet që priten të miratohen janë ato për reduktimin e shpenzimeve të fushatës me ligj, reduktimin e zyrave elektorale si dhe forcimin e masave ligjore ndaj vjedhësve të votës 

"Deri më sot, financat e partive dhe shpenzimet e fushatave, kanë qenë larg atyre që deklarohen. Komisioni i Reformës Zgjedhore ka afat deri në datën 9 prill. Kemi amendamente në Kod dhe ligjin për partitë. Kemi ende dy javë kohë për të reduktuar shpenzimet e fushatës me ligj. Kolegët e PD-së janë përpjekur ta bëjnë qesharake këtë. Gjithashtu nevojitet reduktim i plotë i numrit të zyrave elektorale. Ndryshime në Kodin Penal për ndëshkime të krimeve elektorale. Edhe ndonjë kandidat që i shpëton rrjetës së dekriminalizimit, e ka të sigurt se deri sa të marrë mandatin do e kapë rrjeta prapë", u shpreh Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat