PD merr penalizimin e parë për zgjedhjet e qershorit

Shqipëria

PD merr penalizimin e parë për zgjedhjet e qershorit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 13:28
Lulzim Basha

?Në tejkalim të çdo afati të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor për plotësimin me anëtarët të çdo KZAZ për zgjedhjet e 18 qershorit nga PD-ja, KQZ ka marrë sot vendimin për të plotësuar vetë vendet vakante.

“KQZ në rastin më të parë me vendim do të emërojë anëtarët dhe sekretarët sipas rastit për të plotësuar vendet vakante për çdo KZAZ  për të siguruar ngritjen funksionin e tyre në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor”, tha zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj. 

Duke folur rreth afateve të tejkaluara, ajo shpjegoi se “KQZ duhej të kishte marrë vendim për ngritjen e KZAZ dhe të kishte përcaktuar datën për thirrjen e mbledhjes së parë të tyre “por shkaku që afati ligjor për ngritjen e KZAZ nuk u arrit të respektohej nga KQZ është mos përmbushja e detyrimit ligjor nga PD për paraqitjen e propozimeve për anëtar dhe sekretar të KZAZ dhe nga PR për paraqitjen e propozimeve për anëtar të KZAZ. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat