I akuzuari për pedofili flet nga burgu: Fëmijët u abuzuan nga...

Shqipëria

I akuzuari për pedofili flet nga burgu: Fëmijët u abuzuan nga...

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:31
John David Brown

John David Brown 66 vjecari anglez i dënuar për abuzime seksuale me të mitur për herë të parë pranon në një intervistë për ReportTv se fëmijët e strehuar në fondacionin e krijuar prej tij në Shqipëri janë abuzuar, por jo nga ai.

Një ditë më parë gjykata i refuzoi atij kërkesën për rigjykim me prova të reja dhe këtë vendim Brown e quan padrejtësi duke ngritur dyshimet se gjithçka u bë për ti mbyllur atij fondacionin dhe jo për të zbardhur abuzimet seksuale me fëmijët.

Ka kaluar 11 vite në qeli i dënuar me akuzën e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të mitur, por dënimin ndaj tij e konsideron të padrejtë dhe ka shpresë se një ditë dosja e tij do të rihapet.

David ka arritur të mësoj një gjuhën shqip në qeli dhe në shqip shprehet se sërish ka shpresë se një ditë drejtësia do ta shpallë atë të pafajshëm dhe pse dënimi ndaj tij është padrejtësi.

Është kjo historia e 66-vjeçarit John David Brown të cilit një ditë më parë gjykata i refuzoi të drejtën për të administruar prova të reja në dosjen e dënimit me 20 vite ndaj tij, dënim i cili mbeti në fuqi.

Në një rrëfim për ReportTv, Brown pranon se në qendrën e fëmijëve dhe fondacion e drejtuar prej tij “Fëmijët e tij” ka patur abuzime seksuale por këto nuk janë kryer prej tij.

“Andon më tregoi fillimisht për abuzimet, më tregoi që nuk kishte vetëm ndaj tij abuzime por dhe ndaj fëmijëve të tjerë situate ishte e tmerrshme por dhe pse unë denoncova asnjë masë nuk u mor. Në lidhje me arrestimin dhe dënimin, Brown shprehet se gjithçka ka qenë e motivuar për ti mbyllur atij fondacionin”.

Mendoj se motivi për të më denoncuar e dënuar mua ishte të sulmohej , të akuzohej fondacioni dhe puna e tij. Ne në fakt në kemi pasur kontrolle nga shumë ministri përpara se të më arrestonin, më pas erdhi kontrolli i fundit nga policia ku u arrestova.

Prova e re të cilën Brown kërkoi të merrej parasysh nga gjykata është dëshmia e fëmijëve sot në moshë madhore, por dikur të mitur e kanë akuzuar atë për pedofili. Brown shprehet se dëshmitë e tyre asokohe janë marrë nën presion dhe nuk janë të vërteta. “Në atë kohë ata nuk u shprehën lirisht, por u detyruan nga psikologët, prokurorët, gjykatësit. Ata u takuan në kafe më prokurorët gjykatësit duke i kërcënuar të thoshin atë çka thanë. E vërteta është se nuk kam abuzuar me asnjë nga fëmijët dhe fëmijët nuk kanë folur kundër meje ata janë detyruar të flasin kundër meje. Madje ata kanë ardhur të më mbështesin në gjykatë, por janë ndaluar të hyjnë. Ata më duan të lirë ndërsa prokurorët në burg".

ReportTv ka mundur të sigurojë dhe një faksimile të vendimit të Gjykatës së Lartë e cila dhe pse refuzoi rekursin e Brown në argumentin e saj shkruan, se deklarimet e fëmijëve mund të merren si provë vetëm në gjykatën e shkallës së parë, por kjo gjykata një ditë më parë e rrëzoi këtë kërkesë.

Brown pritet të lërë qelinë në vitin 2018 pas kohës së paraburgimit dhe uljeve të përfituara për shkak të sjelljes së mirë në qeli dhe punës që ai kryen në burg si kopshtar, por pavarësisht masës rënduese të dëbimit nga Shqipëria ai kërkon sërish të qëndrojë këtu pasi gjithçka ka ndodhur me të e quan padrejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat