Pandeli Majko “trondit” nga Kombinati: Edhe nëse ka qeveri teknike, PS mund t’i blejë votat

Shqipëria

Pandeli Majko “trondit” nga Kombinati: Edhe nëse ka qeveri teknike, PS mund t’i blejë votat

Më: 21 mars 2017 Në ora: 18:13
Pandeli Majko

Deputeti socialist Pandeli Majko dhe ish- ministri Saimir Tahiri zhvilluan një takim me strukturat e PS në Kombinat, nga ku ka komentuar edhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe blerje të votave.

Ai ka përdorur ironinë për të thënë që edhe nëse do bëhet qeveri teknike, PS mundet t’i blejë votat.

“S’kemi ndërmend ta mbyllim veten në cadër dhe në zyrë, do takojmë ata që na e kanë dhënë pushtetin dhe vetëm ata mund të na e heqin pushtetin me votë në 18 qershor. Nëse duan qeveri teknike është tek komisioni i votave, atje është qeveria teknike e zgjedhjeve. Nëse dikush mendon se socialistët nuk do blekan vota nese vjen qeveria teknike, meqënëse lekët i kemi ne, pse s’do i harxhonim? Apo do na kursejë ai që do vijë në krye të qeverisë teknike? E ka gabim”, tha Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat