Tahiri mesazh për opozitën/”Mos shpikni kriza”

Shqipëria

Tahiri mesazh për opozitën/”Mos shpikni kriza”

Më: 21 mars 2017 Në ora: 19:24
Saimir Tahiri

“Po shpikin kriza, kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve. Si mund të shtyhet dita e zgjedhjeve në emër të demokracisë?” Kjo ishte pergjigja e ish-ministrit Saimir Tahiri nga zona e Kombinatit ku u takua me strukturat e PS. “Këto janë lojra të atyre që duan pushtetin, jo qytetarët e as Shqipërinë. Ndaj jo në 17, as në 19, por në 18 Qershor ne do jemi bashkë me shqiptarët në kutitë e votimit”, beri edhe nje here te qarte Tahiri. “Ne jemi më të fortë, të gjithë bashkë jemi më të fortë. PS është më e fortë. Ata janë të fortë te koridoret e politikës, ne jemi të fortë këtu me njëri tjetrit.

Ata janë të aftë në dhomat e pushtetit, ne jemi të aftë në lagje, rrugë e rrugica, qytet e fshat, kudo ka shtëpi me njerëz që kanë një hall, e hallin e tyre janë të gatshëm ta kthjenë në forcë bashkë me ne.

Ata janë të fortë te kutia e televizorit, ne do jemi të fortë, të gjithë bashkë, te kutia e votave. Mos u lodhni me gjeagjëza, koalicioni ynë më i rëndësishëm është këtu, në çdo lagje, në çdo rrugë, në çdo derë, me çdo njeri, burra, gra, të rinj e të reja.

Koalicioni ynë është me shqipëtarët për Shqipërinë që duam. Me ata që duan shtet, drejtësi. Me ata që duan punë, duan paga, duan dinjitet. Koalicioni më i madh është ai i njerëzve që Shqipërinë e duan më të mirë, jo më të lirë. Shtetin e duan më të fortë, jo më të shpartalluar”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat