Rama uron festën e Sulltan Novruzit, zbulon shtatoren e veçantë të vendosur në Tiranë

Shqipëria

Rama uron festën e Sulltan Novruzit, zbulon shtatoren e veçantë të vendosur në Tiranë

Më: 22 mars 2017 Në ora: 08:28
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka uruar i pari sot festën e Sulltan Novruzit për gjithë shqiptarët.

Ai ka zgjedhur një foto të veçantë të Haxhi Bektash Veliut me të cilën u uron shqiptarëve mbarësi.

"MIRËMËNGJES dhe ju uroj gëzuar Sulltan Novruzin me këtë imazh të paqtë të shtatores së Haxhi Bektash Veliut, atit shpirtëror të bektashinjve, vendosur në faltoren e re të bektashinjve në Tiranë, për ndërtimin e së cilës qeveria jonë pati nderin të kontribuojë financiarisht", shkruan Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat