Tronditet Italia, shqiptari përdhunon gruan në sy të tre fëmijëve të mitur

Shqipëria

Tronditet Italia, shqiptari përdhunon gruan në sy të tre fëmijëve të mitur

Më: 22 mars 2017 Në ora: 11:34
Ilustrim

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje.

Mësohet se gruaja e ka denoncuar burrin e saj, ku pas hetimeve të mëtejshme, policia ka zbuluar të dhënë shokuese në lidhje me shqiptarin.

Ata kanë zbuluar një situatë të dhunës së vazhdueshme në familje dhe të përsëritur nga 44-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mësohet se shqiptari, jo vetëm që e fyente dhe e rrihte në mënyrë ë vazhdueshme, por disa herë e kishte dhunuar seksualisht në prani të tre fëmijëve të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Savignano, ku 44-vjeçari pas është arrestuar, është transferuar në burgun në Forlì. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat