Në kuadër të këshillave falas për qeverinë dhe politikën

Shqipëria

Në kuadër të këshillave falas për qeverinë dhe politikën

Më: 23 mars 2017 Në ora: 08:21
Ilustrim

Në vijim të diskutimeve mbi suksesin e reformave strukturore në Shqipëri gjatë këtyre 27 viteve, njëra prej tyre që ka dështuar në mënyrë më shqiptare të mundshme, është pikërisht ajo e pensioneve. Pavarësisht jsutifikimeve, apo shkaqeve të ndryshme, duhet theksuar se mundësia për të pasur një reformë të suksesshme në të ardhmen lidhet ngushtësisht me zhvillimin e tregjeve të kapitaleve në Shqipëri, më shumë sesa thjesht me krijimin e fondeve private të pensioneve dhe kapaciteteve mbikqyrëse në vend. Kjo pasi fondet e pensioneve e kanë domosdoshmëri absolute investimin në letra me vlerë ete koorporatave (aksione dhe obligacione afatgjata), sikundër dhe në letra me vlerë të emetuara nga shoqëritë e sigurimit të jetës, pikërisht Guarantëd Investment Contracts dhe Annuities.

Këto instrumente duhet të zhvillohen paraprakisht nga vetë shoqëritë e sigurimit të jetës, kështu që ka ende shumë rrugë për të përshkruar dhe nga vetë këto shoqëri, përpara se të flasim për zhvillim të tregut të fondeve të pensioneve. Pra përfundimisht, një nga reformat që mungon totalisht është ajo e sistemit financiar, në drejtim të institucioneve jo-banka dhe tregut të kapitaleve, dhe kjo reformë nuk mund të kufizohet vetëm në përmirësime ligjore dhe kapacitete mbikqyrëse, por duhet të merret seriozisht me krijimin dhe zhvillimin e tregut kombëtar të kapitaleve.

Nëse duam që të zhvillojmë në afatgjatë dhe fondet e pensioneve, duhet të mbahet mirë parasysh se këto fonde nuk mund të investojnë vetëm në letra me vlerë të qeverisë, që sigurojnë kthim të ulët, si dhe në instrumente në monedhë të huaj, pikërisht për shkak të ekspozimit masiv ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Propozimet për pensione sociale apo skema atipike, qoftë edhe nga institucione të huaja, që nuk kanë në bazament sipërmarrjen dhe menaxhimin privat të fondeve dhe në kuadër të tregjeve vendase të kapitaleve, herët e vonë do prodhojnë "Peanuts" për tavolinën e madhe të publikut të uritur shqiptar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat