Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Ligjet që kërkojnë 3/5 do t’i kalojnë Kuvendit për miratim

Shqipëria

Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Ligjet që kërkojnë 3/5 do t’i kalojnë Kuvendit për miratim

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:16
Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj

Ligjet që plotësojnë Reformën në Drejtësi janë drejt fundit.

Lajmin e kë bërë më dije Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj, ku përmes një deklarate për mediat, është shprehur se ligjet që duhen 3/5 për t'u miratuar do t'i kalojnë seancës së Kuvendit javën e ardhshme.  

"Kemi mbyllur të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ligjet do shkojnë javën e ardhshme në Kuvend. Kuadri ligjor që kemi miratuar do të jetë i dobishëm për eficencën e sistemit dhe aksesin e qytetarëve për ta bërë sistemin më propaktiv në luftën kundër korrupsionit", u shpreh Xhafaj.  

Kurse, deputetja e PS-së dhe anëtare e Komisionit, Vasilika Hysi ka bërë thirrje opozitës që të vijë në Kuvend dhe të votojë projektligjet e kësaj reforme. 

"Përmbyllëm një element të rëndësishëm siç është gjykimi në Gjykatën e Lartë. S'do jetë më një gjykatë fakti që do i kthejë çështjet në shkallën e parë por do të jetë gjykatë ligji. 

Do unifikojë praktikën, do e zhvillojë atë, por s'do merret siç është marrë deri më sot. Këto projektligje kanë marrë votën e të gjithë deputetëve në komisionin e ligjeve, jo vetëm të PS-së. Ftoj dhe opozitën të japë mbështetjen për këto ligje. LIgjet ulin kostot e procesit dhe japin drejtësi në kohën e duhur", tha Hysi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat