Rama për Blushin: Ilir Beqaj të jep ujë në bisht të lugës, me ty është mirë darkave me verë, por në mëngjes asgjëkundi nuk shkohet me ty

Shqipëria

Rama për Blushin: Ilir Beqaj të jep ujë në bisht të lugës, me ty është mirë darkave me verë, por në mëngjes asgjëkundi nuk shkohet me ty

Më: 23 mars 2017 Në ora: 12:38
Kreu i Libras, Ben Blushi

Si rrallë herë, kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në një reagim të ashpër ndaj ish deputetit socialit Ben Blushi tashmë kreu i një partie të re.

Duke mbrojtur ministrat e larguar për punën që ka bërë, Rama i është kundërvënë Blushit duke e konsideruar gënjeshtar profesionit që ka shfrytëzuar mandatin e deputetit për arritjet e tij personale. Gjithë mllefi i Blushit ndaj qeverisë, sipas Ramës ka ardhur për të vetmen arsye se ai nuk u bë dot asnjëherë ministër.

Pjese nga fajlimi i Rames 

Shfrytëzoje karrigen e deputetit socialist të Elbasanit që e ke zënë padrejtësisht dhe e ke abuzuar për hesapet e tua personale 

Beni vdes për pak ministër. 

Është gati të shfaqet i rilindur të shfaqet në lëkurën e një personazhi të krijuar prej tij,

Ti si ministër bërë vetëm ty vrima në ujë. Ti reformator i pazbuluar i Shqipërisë, Si mund të ishe ti ministër, medemek do bëje reformën territoriale, po nuk qullose asgjë. Të ishe ti dhe jo Bledi Cuci që me dy zyra, bëri reformën administrative territoriale

Mos të flas edhe për Saimir Tahirin, o ti shok i ngushtë i Tahirit që jashtë kamerave i ankoheshe pse s’u bërë ti ministër, e pastaj i ngulje thikat e Saliut. Por s'ke faj se ti je një mendjemadh i pashërueshëm.

Por s'ka problem, parlamenti ka vend edhe për gënjeshtarë, edhe për ministra sa për të zënë vendin si puna e tij.

S'të mbeti gjë tjetër veçse të ikësh dhe të fillosh nga jashtë me parti, pasi nuk pate sukses për ta rrëzuar nga brenda këtë qeveri. 

Ilir Beqja të jep ujë në bisht të lugës kur vjen puna për program. 

Reformator i pazbuluar i Shqipërisë.   

Miku im i pandreqshëm e di që me ty kalohet bukur darkave me nje got verë, por me ty nuk shkohet asgjëkund në mëngjes.

Dhe në fund një këshillë miqësore kur fel në foto me të varfrit hiqi syzet. Ato nuk ta maskojnë dot hipokrizinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat