Blushi hap thesin për Ramën: E dini se si u bë kryeministër ky, pyesni Gramozin se si na qante në shtëpi

Shqipëria

Blushi hap thesin për Ramën: E dini se si u bë kryeministër ky, pyesni Gramozin se si na qante në shtëpi

Më: 23 mars 2017 Në ora: 15:28
Ben Blushi

Është degraduar në akuza të rënda situata e sotme në parlament. Pas akuzave të Ramës dhe fjalëve ironike të ardhura nga ai në drejtim të Blushit, duke treguar edhe sekrete mes tyre, Blushi ka ngritur tonet dhe ka bërë disa pyetje.

Ben Blushi në foltoren e parlamentit e pyeti Ramën nëse është gati për tu thënë të gjitha të vërtetat që ekzistojnë mes tyre dhe që vetëm ata të dy i dinë.

Ja një pjesë nga ajo që tha sot Blushi në foltore:

Pashë një kryeministër të degraduar dhe një mik akoma më keq. Mendoni se do ju mbrojë ky, një njeri që mat kur zgjohem e kur fle. Unë fola për një krizë, fola për të vërteta. Fola për kanabis, se Shqipëria është bllokuar, se Shqipëria nuk po ecën përpara. Po këto kanë ndodhur se unë ika nga PS? A me keni parë mua të rri me ndonjë bandit? Po ka njerëz që me thonë se kam qenë shoku i Ramës, po është e vërtetë. Të pyes Gramozin si është bërë Rama kryeministër. Na qante te shtëpia. Unë nuk jam nga ata që flas këtu për personale. Por do flas për përgjegjësinë e gjërave këtu. Kush është përgjegjës për varfërinë e shqiptarëve. Ky është banalizimi i këtij Parlamenti. Erdhe këtu e mu sule mua. A ka ardhur koha të tregojmë ne të dy se ç’bëje ti me Fatosin?”, tha ndër të tjera  Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat