Harxhi: Deklaratat e ambasadorit rus në Tiranë pak të çuditshme…

Shqipëria

Harxhi: Deklaratat e ambasadorit rus në Tiranë pak të çuditshme…

Më: 23 mars 2017 Në ora: 22:04
Ish-zv/ministrja e Jashtme, Edith Harxhi

Ish-zv/ministrja e Jashtme, Edith Harxhi thotë në “Arena”, se ka një angazhim më të madh të Rusisë, por Shqipëria nuk është synimi i tyre në Ballkan.

Ajo deklaron se të lidhësh protestat e opozitës me ndikimin rus është ligësi. Ish-ambasadori shqiptar në Rusi, Shyqyri Vukaj thotë se Rusia historikisht ka qenë kundër Shqipërisë dhe ajo është fajtore për copëtimin e trojeve shqiptare.

Fatos Klosi, ish-shefi i SHISH thotë se Rusia nuk ka qenë në këtë situatë ekspansioni që është sot, ndërsa ish-ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku shprehet se influenca ruse fillon nga Kaliningradi dhe përfundon në Shkup.

Harxhi: Duket se nuk ka një kërcënim real në Shqipëri dhe më duket i ekzagjeruar artikulimi i ditëve të fundit. Në Ballkan është real, në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni. Rusët nuk do të dëshironin që në këto momente të infiltronin kaq hapur pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Dalja e tyre në ujërat e ngroha po synohet nga Mali i Zi. Unë nuk e shoh atë ndikimin në Shqipëri përveç disa materialeve informative, përveç radios Russia Today që ka nisur transmetimet para dy vitesh. Shoh një angazhim më të madh të ambasadorit rus, për sa i përket takimeve që janë transparente disa dhe disa jo transparente kuptohet.

Më shumë në media dhe shtypim me intervista të shumta dhe madje shpesh herë duke folur për herë të parë për zhvillime politike brenda Shqipërisë. Më duket pak e çuditshme pasi ka një avancim për mënyrën se si ata kanë bërë diplomaci gjatë gjithë këtyre viteve. Ajo që nuk vihet re është blerja e pronave siç është në Mal të Zi. E fundit, që të lidhësh protestën me ndikimin rus më duket shumë e tepërt e ekzagjeruar, e tepërt deri në atë pikë saqë kalon në një lloj ligësie.

Pjesë nga diskutimet në studio:

Vukaj: Rusia ka qenë gjithmonë në pozita të kundërta me interesat shqiptare. Kudo ku marrim kufijtë e sotëm është dora e Rusisë që ne jemi brenda kuadratit 28 mijë km katror. Në periudhën komuniste u lidhëm shumë me Bashkimin Sovjetik dhe ata kishin interesin e tyre për të dalë në Adriatik.

Klosi: Rusia nuk ka qenë në këtë situatë ekspansioni që është sot. Po përballojnë një bllokadë dhe Putin ka thënë do të na bëjë mirë sepse do të zhvillojmë bujqësinë. Ne kemi një gjë të veçantë se nuk jemi sllav. Ne jemi më larg nga tërë popujt e Ballkanit. Nuk duhet ta ndajmë veten nga të tjerët. Unë shpresoj shumë tek fakti që tashmë jemi anëtarë të NATO-s dhe rusët dinë t’i bëjnë mirë llogaritë.

Çejku: Nuk është se kam qenë i vetmi person i pa dëshiruar. Ka qenë edhe ambasadori amerikan dhe ai i BE-së. Nuk jemi përcjellë as diplomatikisht. Edhe mediat e promovonin largimin tonë. Influenca ruse fillon nga Kaliningradi dhe përfundon në Shkup. Është një përplasje e interesave reale ruse me Perëndimit.

Ne jemi ndër vendet e pakta të NATO-së që jemi rrethuar me shqiptarë dhe marrëdhëniet tona me Rusinë kalojnë nga Kosova. Ka një Rusi të re tashmë në çështjet e sigurisë. Dje në një takim të Presidentit rus me komitetin e tregtisë ushtarake tha se Rusia ka shitur 50 miliardë armatime. Është vendi i dytë që shet më tepër armë. Është një Rusi që kërkon të ballafaqohet me influencën e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat