Dekretimi i Fatmir Xhafaj, Hysi: Hov i ri, zgjedhjet nuk shtyhen

Shqipëria

Dekretimi i Fatmir Xhafaj, Hysi: Hov i ri, zgjedhjet nuk shtyhen

Më: 24 mars 2017 Në ora: 00:18
Anëtarja e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Vasilika Hysi

Anëtarja e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Vasilika Hysi, u shpreh se opozita e ka ngritur çadrën për të bllokuar Vettingun.

Ajo bëri thirrje që Kuvendi të përcaktojë sa më shpejt komisionet në mënyrë që të veprojë.

 "Opozita nuk e do Vettingun. Çadra është ngritur për të bllokuar ligjin e Vettingut. Kuvendi të përcaktojë komisionet sa më shpejt për procesin e Vettingut. 

Ndryshimet në sistemin e drejtësisë do ti japin frymëmarrje edhe ekonomisë" u shpreh ajo. Përsa i përket ministrave të rinj, Hysi tha se janë emra dinjitozë, ndërsa komentet e Nishanit për Xhafën i cilësoi jo korrekte. 

Ashtu sikur edhe Rama, deputetja e PS tha se nuk do të shtyhet data e zgjedhjeve, ndërsa koalicioni PS-LSI, ka bashkëpunuar për reforma që kanë bërë ndryshimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat