Paloka reagon mbas dekretimit të datës së zgjedhjeve në Kavajë, Nuk ka zgjedhje me Ramën

Shqipëria

Paloka reagon mbas dekretimit të datës së zgjedhjeve në Kavajë, Nuk ka zgjedhje me Ramën

Më: 24 mars 2017 Në ora: 13:05
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje në Kavajë me Edi Ramën kryeministër.

Reagimi i tij vjen pasi presidenti dekretoi datën 7 maj për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë së Kavajës. “Vendimi i PD dhe i koalicionit edhe për zgjedhjet e Kavajësështë njësoj si për ato të qershorit,” tha Paloka. 

Sipas tij, ky vendim është i parevokueshëm.
 
“Zgjedhje që diktohen nga krimi nuk do ketë. Zgjedhje do ketë vetëm me qeveri teknike”, tha Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat