Ministrat e rinj rrëfejnë prapaskenat: Çfarë bëri Nishani gjatë betimit

Shqipëria

Ministrat e rinj rrëfejnë prapaskenat: Çfarë bëri Nishani gjatë betimit

Më: 25 mars 2017 Në ora: 08:25
Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Eduard Shalsi

Katër ministrat e rinj bënë sot betimin para nisjes së punës në dikasteret përkatëse.

Ata mbërritën këtë pasdite në Presidencë pasi dje morën edhe besimin e Kuvendit.

Fatmir Xhafaj do te jete ministër i Drejtësisë, Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka ministre e Punëve dhe Çështjeve Sociale dhe Eduard Shalsi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore.

Media mëson se kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në ceremoni, ndërsa përfaqësohej nga zv.kryeministri Niko Peleshi.

Pas mbledhjes, ministrat e Rinj janë ankuar se Presidenti Nishani nuk ua ka dhëne dorën gjate ceremonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat