Në ditën e parë si ministër, Xhafaj takon ish-drejtorin e FBI-së

Shqipëria

Në ditën e parë si ministër, Xhafaj takon ish-drejtorin e FBI-së

Më: 25 mars 2017 Në ora: 15:24
Fatmir Xhafaj dhe Louis Freeh

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, sot në ditën e parë të punës, zhvilloi një takim në zyrën e tij me Louis Freeh, një nga ekspertët më të njohur ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të drejtësisë, ish-Drejtor i FBI-së.

Freeh uroi ministrin Xhafaj për emërimin në detyrë, si dhe ofroi mbështetjen maksimale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe FBI-së për forcimin e luftës kundër krimit dhe paligjshmërisë në vend.

Ata diskutuan gjerësisht për forcimin e ekspertizës së agjencive ligjzbatuese amerikane ndaj strukturave të MPB-së dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat