"LSI do Metën kryeministër?! Atëherë duhet të dalë forcë e parë"

Shqipëria

"LSI do Metën kryeministër?! Atëherë duhet të dalë forcë e parë"

Më: 25 mars 2017 Në ora: 19:01
Ilir Meta

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi duke folur sot në emisionin “Kjo Javë”,  tha se nëse LSI do që Meta të bëhet kryeministër, duhet të dalë forcë e parë.

Është objektiv i LSI-së zgjedhja e Metës kryeministër? 

Për mua nëse LSI do Metën kryeministër, Metën ose një tjetër, të dalin forcë e parë. Për të qenë forcë e parë, LSI-ja i ka shanset, siç i ka PS apo PD. E gjitha bazohet në punën e strukturave të partisë, në përgatitjen elektorale

E doni bashkëshortin tuaj kryeministër?

Nuk e shoh si bashkëshort në punë. Kemi debate pafund për punën me të. Ne mund të rrimë ditë pa folur për pozicionimet e mia. Siç ishte reforma për arsimin e lartë.  Meta është i qetë si person, por kur është në tension thotë nuk kam kohë të merrem me ty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat