“Shpërthen” Edmond Spaho për Taulant Xhakën: Reagim tipik shqiptari, largohet se nuk u fut në lojë

Shqipëria

“Shpërthen” Edmond Spaho për Taulant Xhakën: Reagim tipik shqiptari, largohet se nuk u fut në lojë

Më: 26 mars 2017 Në ora: 19:48
Edmond Spaho

Pas ndeshjes Itali – Shqipëri plasi dhe një debat me trajnerit Xhani de Biazi dhe futbollistit Taulant Xhaka.

Për shkak të mos aktivizimit në ndeshje Xhaka la të kuptohej se edhe mund të largohet nga kombëtarja, ndërsa De Biazi e quajti si një futbollist që mund të zëvendësohet pa problem.

Për nënkryetarin e PD-së, Edmond Spaho reagimi i Xhakës është tipik i një shqiptari të paduruar.

“Reagim tipik prej shqiptari te paduruar. Nuk di ndonjë futballist te huaj te largohet nga ekipi perfaqesues sepse nuk e aktivizon trajneri.

Eshte e drejta e trajnerit te aktivizoje ata qe ai gjykon. Kjo menyre sjellje quhet vetegjyqesi.

Ne te njejten menyre vepruan grupi i tifozeve shqiptare te cilet kishin probleme me FSHF. Vendosen te hedhin fishekzjarre dhe te prishin ndeshjen”, shkruan Spaho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat