Paralajmërimi i fortë i aleatit të Bashës: Maxhoranca “harakiri” nëse nuk pranon qeverinë teknike

Shqipëria

Paralajmërimi i fortë i aleatit të Bashës: Maxhoranca “harakiri” nëse nuk pranon qeverinë teknike

Më: 27 mars 2017 Në ora: 00:02
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, njëkohësisht aleat i Lulzim Bashës ka folur pas një takimi që ka zhvilluar me kryedemokratin, duke thënë se mbështet tërësisht idenë e liderit të PD për të mos hyrë në zgjedhje.

Në këto kushte, Duka thotë se ka për të pasur një vetëshkatërrim të maxhorancës ose siç e quan ai “hirakiri”. “Opozita nuk shkon në zgjedhje me këtë qeveri. Ne nuk hyjmë në zgjedhje pa qeveri teknike, pa garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk besoj se opinioni kombëtar dhe ai ndërkombëtar do të lejojë që të bëhen zgjedhje me një pjesë të politikanëve që janë në këtë maxhorancë. Maxhoranca do të vetëshkatërrohet, do të bëjë hirakiri”, ka thënë Duka.

Agron Duka ka theksuar ndër të tjera se beson se do të hyhet në zgjedhje me qeveri teknike, e cila do të krijojë një shtrat për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat