Dosja e Prengës rikthehet në Gjykatën e Kurbinit

Shqipëria

Dosja e Prengës rikthehet në Gjykatën e Kurbinit

Më: 27 mars 2017 Në ora: 12:27
Armando Prenga

Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën për gjykimin e dosjes së ish-deputetit Armando Prenga dhe ia kaloi dosjen Gjykatës së Kurbinit.

Ky vendim pritej të shpallej nga Kolegji Penal më parë, por Gjykata e Lartë konstatoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ja kishte përcjellë ende dorëheqjen nga mandati Kolegjit Penal të kësaj gjykate. Çka solli edhe shtyrjen e procesit.

Ndërsa procesi u shty për në datën 27 mars, njëri nga personat e kërkuar nga gjykata si dëshmitar, Gjergj Cali deklaroi se Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka dhënë një vendim edhe për çështjen e lagunës së Patokut për të cilën ndodhi edhe konflikti me familjen Cali.

Në dhomën e këshillimi, një kolegj administrativ, ka vendosur të pezullojë dy vendime të gjykatave të shkallëve më të ulëta, të cilat i hiqnin të drejtën familjes Prenga për të administruar lagunën.

Aktualisht rekursi në themel i familjes Prenga nuk është shqyrtuar ende, ndërkohë që gjykata ka pranuar masën e pezullimit deri sa të shprehet përfundimisht për dosjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat