Ahmetaj: Ligji i faljes së borxheve do të lehtësojë bizneset

Shqipëria

Ahmetaj: Ligji i faljes së borxheve do të lehtësojë bizneset

Më: 27 mars 2017 Në ora: 12:47
Arben Ahmetaj

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e cilësoi projektligjin “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe proçedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore”, me impakt në krijimin lehtësimit të klimës së biznesit.

I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, ku u prezantua pr.ligji në fjalë, Ahmetaj u shpreh se, kjo nismë e qeverisë vjen pas diskutimesh të shumta dhe  dakordësimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Sipas relacionit që shoqëron këtë draft, në total borxhi tatimor dhe doganor potencialisht ulet me 91 miliard lekë. Vlera e taksave të mjete të përdorura që çregjistrohen sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor është përllogaritur rreth 11.9 miliardë lekë.

Gjatë dy viteve të fundit 2015-2016 administratat tatimore dhe doganore kanë ndërmarrë një sërë masash veprimi kundër informalitetit në vend.

Plani kundër informalitetit është shoqëruar në të njëjtën kohë me një sërë masash për thjeshtimin dhe lehtësimin e procedurave fiskale. Kjo duke synuar reflektimin e pritshmërive dhe kërkesat e sipërmarrjes  në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe miradministrimit tatimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat