Mbledhja e grupit të PS, Balla: Zgjedhjet në Kavajë do bëhen edhe pa opozitën

Shqipëria

Mbledhja e grupit të PS, Balla: Zgjedhjet në Kavajë do bëhen edhe pa opozitën

Më: 27 mars 2017 Në ora: 14:09
Taulant Balla

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti i PS-së Taulant Balla tha se zgjedhjet në Kavajë do të bëhen edhe pa opozitën.

“PS do të marrë pjesë në zgjedhjet në Kavajë edhe pa opozitën. Shumica i ka votat e nevojshme për implementimin e ligjeve. Gjithashtu qeveria është e gatshme për të diskutuar rreth çdo gjëje me opozitën”, tha Balla.

Deputeti Taulant Balla i bën apel opozitës të vijë në Kuvend të enjten për të votuar ndryshimet në Kodin e Procedurës penale, Kodin Penal dhe një sërë ligjesh të cilat janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

“Mazhoranca sigurisht që i ka votat për të vazhduar miratimin e tyre, por është një moment i mirë për të ribërë thirrje opozitës që të kryejë detyrimet e veta përfaqësuese përkundrejt asaj pjese shqiptare që i ka besuar mandatet e tyre në Kuvend të vijnë të votojnë ligje shumë të rëndësishme sikurse janë Kodi i Procedurës Penale, Kodi Penal të cilat do të intensifikojnë më tek luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çdo të keqe tjetër të shoqërisë tonë”, tha Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat