Gjosha: Integrimi nuk është vetëm proces reformash të mëdha, por...

Shqipëria

Gjosha: Integrimi nuk është vetëm proces reformash të mëdha, por...

Më: 27 mars 2017 Në ora: 20:01
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori sot pjesë në inaugurimin  e ambienteve të reja të Qendrës për Informim të Bashkimit Europian.

Në fjalën e saj, Ministrja u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë dhe gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Europian dhe perspektiva për këto vende duhet të jetë e qartë.

Duke u ndalur tek përkimi i inaugurimit të kësaj qendre me  60 vjetorin e traktatit të Romës, traktati themelues i BE-së, Ministrja Gjosha theksoi se mesazhet e Paqes, Demokracisë dhe Solidaritetit  janë tre parime mbi të cilat projekti Europian është themeluar dhe pas shumë dekadash duhet sërish angazhim i madh për t’i ruajtur të paprekur e për t’i forcuar më tej.

“Dimensioni social i tyre, sjell në qendër dhe vetëm qytetarët. Unë besoj fort se duke i konsideruar ata si aleatin më të fuqishëm, ne do të mund të përballojmë këto sfida, duke u bërë garanti i parimeve mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian, duke nxitur zhvillim ekonomik e shoqëror të qëndrueshëm”, tha Ministrja.

Ministrja Gjosha, nënvizoi se të gjithë aktorët duhet të kenë gatishmërinë për të ofruar bashkëpunimin real për të punuar për qëllimin e përbashkët: integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Procesi i integrimit, nuk është vetëm një proces reformash të mëdha, por është një proces që kalon nga dyert e çdo familjeje, për mirëqenien e tyre dhe të ardhmen e sigurt. Aty qëndron puna jonë më e madhe”, tha Ministrja.

Duke shprehur falënderimet për investimet që Bashkimi Europian ka bërë në Shqipëri, Ministrja theksoi se anë  miliona euro fonde të taksapaguesve europianë të cilat prej vitesh i janë dedikuar Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë të zhvillohet më tej, të forcojë shtetin e së drejtës, të konsolidojë demokracinë dhe të rrisë standardet e jetesës.

“Procesi i integrimit nuk është një proces përjashtues, nuk mundet të funksionojë pa gjithpërfshirje, ndaj jo vetëm institucionet shqiptare dhe ato të BE-së, por të gjithë aktorët duhet ta shohin njëri-tjetrin si pjesë e një zinxhiri të pandashëm, ku çdo hallkë nuk ka të njëjtën peshë pa tjetrën”, u shpreh Ministrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat