Rama i jep ‘goditjen’ e tretë Bashës brenda një dite: Kush gënjen?

Shqipëria

Rama i jep ‘goditjen’ e tretë Bashës brenda një dite: Kush gënjen?

Më: 28 mars 2017 Në ora: 07:14
Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama

Në një postim tjetër, kreu i qeverisë, i është referuar reagimit të CDU-së për bojkotin parlamentar të opozitës.

Thjesht me një pyetje :Kush gënjen? Rama ka postuar lajmin e reagimit të CDU-së së kancelares Angela Markel, e cila i sugjeronte opozitës që të ndërpriste bojkotin dhe të merrte pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. 

Dje Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i kërkoi Lulzim Bashës në emër të administratës Trump t’i japë fund bojkotit të Parlamentit dhe të hyjë në zgjedhje, ndërsa sot CDU i ka dërguar kryeopozitarit një letër me të njëjtën kërkesë. Ndërkohë që vetë kryedemokrati Basha i ka kthyer përgjigje nga ‘çadra e lirisë’ duke qëndruar të palëkundur nga ajo çfarë kanë thënë se nuk do të largohen në asnjë mënyrë nga protesta dhe të ndërpresin bojkotin parlamentar që kanë 38 ditë që nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat