Përgjigjet e lotarisë amerikane, si do seleksionohen fituesit

Shqipëria

Përgjigjet e lotarisë amerikane, si do seleksionohen fituesit

Më: 28 mars 2017 Në ora: 08:52
Ambasada amerikane

Fituesit  e lotarisë amerikane këtë vit do të shpallen, duke nisur nga data 2 maj, ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm në lidhje me njoftimet për emrat fitues. Ambasada në Tiranë ka bërë të ditur se nuk do ketë njoftime personale përmes postës elektronike, por aplikuesit duhet të kontrollojnë vetëm në faqen zyrtare të departamentit të shtetit.

Për lotarinë amerikane kanë aplikuar rreth 200 mijë shqiptarë edhe këtë vit si çdo vit tjetër, pra ëndrra amerikanë vazhdon të jetë një motiv i rëndësishëm për ta. “Miq, ju lutem mos harroni: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë nëpërmjet postës elektronike për t’ju njoftuar nëse ju jeni përzgjedhur për lotarinë DV­2018 apo jo? ju duhet të hyni në dvlottery.state.gov duke filluar nga 2 maji 2017 për të mësuar nëse ju jeni përzgjedhur.

Kenny dhe unë sapo kemi zbuluar disa e­-maile të rreme, si më poshtë. Ju lutemi shpërndajini ato me miqtë tuaj dhe tregojuni atyre që e-maile të tilla janë të rreme! Nëse ju vijnë të tilla e-­maile, injorojini ato! Le të mbrojmë veten nga mashtrimet e Vizave të Lotarisë!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në “Facebook”.

Njoftimet zyrtare Ambasada Amerikane sqaron se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 2 maji 2017, deri të paktën më 30 qershor 2018, në faqen e internetit  dvlottery.state.gov. Çdo komunikim me e-mail që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do iu drejtojë për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të t? Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E­DV-së www.dvlottery.state.gov nga 2 maji 2017.

“Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë. Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV­2017 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2017 deri më 30 shtator 2018. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017”,­ theksohet në njoftimin e ambasadës.

Gjithashtu, bashkëshortët dhe fëmijët që përfitojnë nga statusi i një të regjistruari të DV­2017 mund të pajisen me viza në kategorinë e DV-së vetëm nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017. Programi Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancin? Financiare dhe taksat nga sponsori n? SHBA, ju mund t’i sillni ato së bashku me vizitën mjekësore n? ditën e intervistës.

Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës n? ditën e caktuar dhe vonesa të gjata. Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralajmërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).   Kontrolli Si fillim, për të kontrolluar përgjigjen, duhet të keni përballë fletën e printuar ku gjenden të dhënat e aplikuesit, të cilat janë; kodi i konfirmimit të regjistrimit 16-shifror, emri dhe mbiemri juaj si dhe viti i lindjes.

Për të proceduar me kontrollin duhet të përdorni browserin tuaj të internetit si për shembull; internet explorer, google chrome, mozilla firefox etj, duke shkruar në vendin e kërkimit; adresën zyrtare të webfaqes elektronike E-DV të departamentit të shtetit amerikan e cila është: www.dvlottery.state.gov/ESC/ . Pasi faqja të hapet, klikoni në butonin Continue (vazhdo) dhe më pas plotësoni hapësirat bosh me të dhënat përkatëse. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat