Librazhd/ Prindërit fejojnë vajzat në moshë të vogël, por...

Shqipëria

Librazhd/ Prindërit fejojnë vajzat në moshë të vogël, por...

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:07
Ilustrim

Rasti i fejesës së 12-vjeçares Margarita dhe motrës së saj dy vite më të madhe nga fshati Polis Shpat, në Librazhd, mund të çojë para përgjegjësisë penale prindërit e saj. 

Policia bëri të ditur se nisur nga rasti i publikuar, ka filluar hetimi, raporton “Panorama”.

Por deri më tani nuk ka të dhëna nëse janë marrë në pyetje si përgjegjës prindërit dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje, duke fejuar dy minorenet.

Vajzat nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, ndaj veprimi i personave madhorë me apo pa dëshirën e tyre është e paligjshme dhe konsiderohet si dhunë psikologjike.

Ligji parashikon martesën mbi 18 vjeç dhe vetëm për raste të veçanta, si shtatzëni etj., martesa mund të kryhet me vendim gjykate.

Megjithatë, deri më tani nuk njihet asnjë precedent i ligjëruar në këtë moshë.

Sipas Policisë, rasti po verifikohet dhe do të hetohen jo vetëm prindërit e të dyja palëve (edhe të dhëndurëve), por edhe stafi pedagogjik i shkollës që ka pasur dijeni dhe nuk ka sinjalizuar organet përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat