Gjobat e makinave, do të falen 5. 3 miliardë lekë

Shqipëria

Gjobat e makinave, do të falen 5. 3 miliardë lekë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:08
Ilustrim

Drejtuesit e automjeteve që nuk kanë paguar taksat nga 2011-2015 do të falen. Vlera e taksave që propozohet të fshihen arrin në 5.3 miliardë lekë dhe përfitues do të jenë ato pronarë mjetesh që do të nxjerrin makinën nga qarkullimi.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Financave në Komionin e Ekonomisë ku ka nisur sot shqyrtimin projektligji për faljen e një sërë detyrimesh të individivëde dhe bizneseve.

Ç’regjistrimi

Pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitit 2011 e vazhdim dhe duan të çregjistrojnë mjetet e tyre duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Rrugor katër dokumente. Pronari i mjetit do të përfitojë falje për të gjitha detyrimet në momentin që kërkon çregjistrimin e mjetit dhe duhet të paraqesë lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe targat e mjetit. 

Në rast se nuk i ka këto dokumente, i kanë humbur ose i janë vjedhur, duhet të paraqesë denoncimin nga policia. Procedura për çregjistrimin  mjeteve do të nisë menjëherë pas miratimit nga qeveria të draftit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit, pas fshirjes se detyrimeve tatimore”. Drafti pritet të kalojë sot në mbledhjen e qeverisë dhe menjëherë pas miratimit, Drejtoria  Shërbimit të Transportit Rrugor do të përgatisë udhëzim për të gjitha mjetet që përfitojnë nga falja. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transporit Rrugor bëjnë të ditur se do të çrrgjistrohen të gjitha mjetet që nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 dhjetor 2011. 

Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si, taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se pronarët e makinave që paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve, që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat