Breitbart News zbardh vizitën e Bashës në SHBA: Rama, i lidhur me Sorosin

Shqipëria

Breitbart News zbardh vizitën e Bashës në SHBA: Rama, i lidhur me Sorosin

Më: 28 mars 2017 Në ora: 09:55
Lulzim Basha

Breitbart News, portali amerika i lajmeve ka zbardhur një pjesë të vizitës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Uashington.

Portali i lajmeve amerikane, citon kryetarin e Partise Demokratike, i cilin në Washington ka deklaruar se Shqipëria është në rrezik të madh ndërsa kryeministri i majtë Edi Rama ka lejuar lulëzimin e krimit dhe korrupsionit.

“Mes udhëheqësve politikë që Basha takoi gjatë vizitës në Uashington ishin kongresmeni Pete Sessions, Kryetar i Komisionit të Buxhetit të Kongresit; kongresmeni Michael McCaul, Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kongresit; dhe kongresmeni Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit” shkruan portal Breitbart News.

Ndërsa shkrimi vijon me tej duke thksuar: “Juristi i shkolluar në Hollandë mori gjithashtu pjesë të martën në darkën e përbashkët vjetore të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë, ku Presidenti Trump mbajti fjalën kryesor”

Sipas portalit amerikan, Basha është takuar dhe me kongresmenin e Kalifornisë Dana Rohrabacher, anëtar me peshë i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë të Kongresit, ndërsa thekson se një ndërlikim i mëtejshëm i situatës është se Rama ka marrëdhënie me financierin George Soros.

“Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit”- citohet të ketë deklaruar kryetari i PD Lulzim Basha.

Portali amerikan Breitbart News, citon kongresmenin Rohrabacher, i cili u takua me Bashën në Uashington, të ketë deklaruar se Shqipëria është në vijën e parë të luftës kundër islamit radikal ndaj siaps tij duhet dikush që merr përgjegjësi. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohësh, është pikërisht personi i duhur për të përmbushur këtë mision.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat