Shkarkohet për shkelje të rënda drejtori i Policisë së Burgjeve

Shqipëria

Shkarkohet për shkelje të rënda drejtori i Policisë së Burgjeve

Më: 28 mars 2017 Në ora: 11:17
Petrit Koshaj

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka firmosur shkarkimin nga detyra të Petrit Koshaj, me detyrë drejtor i Policisë së Burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Burime për Report tv bëjnë të ditur se motivacion kanë qenë shkeljet e rënda që dyshohet se Koshaj ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Koshaj e mbante këtë detyrë prej dhjetorit të vitit 2015.

Ai u prezantua nga minstri i atëhershëm Ylli Manjani, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i cili është arrestuar.

Artur Zoto, pjesë e LSI dha dorëheqjen pas skandalit me tenderat e ushqimeve që përfshiu institucionin që drejtonte.

Ai u arrestua pas Iljaz Labit, zv/drejtori i Pergjithshemi Burgjeve.

Në total shkon ne 6 numri i të arrestuarve për tenderat e ushqimeve në burgje, pasi në korrik te vitit te kaluar u  arrestuan edhe katër administratorët e kompanive që ishin përfshirë në tenderat fiktivë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat