Shifra shokuese/ Në tre muaj braktisen 11 fëmijë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Shqipëria

Shifra shokuese/ Në tre muaj braktisen 11 fëmijë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Më: 28 mars 2017 Në ora: 14:52
Ilustrim

Alvin ka 18 ditë që ka ardhur në jetë. 

Nëna e tij i ka vëne emrin dhe e ka përqafuar vetëm në momentin e parë pas lindjes, dhe më pas vendosi të abandonojë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Bluzat e bardha; mjekë dhe infermierë japin të gjithë përkujdesin atij dhe 20 fëmijëve të tjerë; atë që në fakt nuk zgjodhën për t’ia dhënë nënat e tyre. Drejtori i këtij materniteti Blenard Nonaj, tha se fëmijët e braktistur në këtë institucion spitalor qëndrojnë 2 muaj dhe më pas shkojnë drejt qëndrave rezidenciale.

Blenard Nonaj: “Në maternitetin tonë për këtë vit kemi 11 bebe të braktisura. Po të flasim për vitin 2016 kemi 20 bebe që janë abandonuar. Këtu tek ne rrijnë një deri në 2 muaj dhe më pas transferohen në shtëpitë e foshnjave”

Arsyet që i çojnë nënat drejt këtij vendimi për bluzat a bardha; janë lindjet në moshë të hershme, divorci dhe faktori ekonomik.

Për këtë të fundit, organizata Save the Children mendon se 70% e fëmijëve vendosen në qëndrat rezidenciale për shkak të varfërisë dhe jo për shkak të humbjes të prindërve .

Anila Meço: 70 % e fëmijëve që janë në këto rezidenca sot vijnë nga famile me probleme sociale dhe ekonomike.

Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka e kërkon zgjidhen në nivel lokal; pra në ngritjen e infrastrukturës nga bashkitë për të ofruar shërbime për këtë kategori.

Olta Xhaçka: Në të gjithë Shqipërinë, nga 61 bashki sot në 34 bashki ofrojnë shërbime sociale dhe cilësia e shërbimeve nuk është e njëjtë nga njëra bashki në tjetrën. Nevojitet standartizimi i këtyre shërbimeve.

 Të dhënat tregojnë që në shqipëri jetojnë në qendrat rezidencale 846 fëmijë, prej të vilëve 285 janë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 561 fëmijë të tjerë.

 Autoritetet po bëjnë përpjekeje të motivojmë familjet kujdestare të cilat ende mbeten të pakta për të shkuar drejt deinstitucionalizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat