Rama: Franca mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Shqipëria

Rama: Franca mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Më: 28 mars 2017 Në ora: 21:41
Edi Rama dhe kryeministri Francez Cazeneuve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar në Facebook se Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe vlerëson rolin e posaçëm të Shqipërisë në stabilitetin demokratik të rajonit.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

Sot në Paris me kryeministrin Francez Cazeneuve ku u konfirmuan marrëdhënia speciale midis Shqipërisë e Francës dhe rëndësia e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë përmes nënshkrimit të deklaratës së partneritetit strategjik midis dy qeverive.

Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe vlerëson rolin e posaçëm të Shqipërisë në stabilitetin demokratik të rajonit, progresin e vendit dhe ecurinë e reformave tona në fushën e sundimit të së drejtës, si edhe përpjekjet e sukseshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. U veçua njëkohësisht rëndësia e trefishtë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe impakti i saj në fushën e sigurisë dhe në përforcimin e sundimit të së drejtës në ekonomi.

I lartë dhe interesi i sipërmarrjeve franceze për të rritur prezencën me investime te reja në Shqipëri në një klimë të re e cila ofron më shumë lehtësira dhe një potencial edhe më të madh për t'u shfrytëzuar sidomos në energji, infrastrukturë dhe në tregjet financiare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat