Koço Kokëdhima: Lëvizja “ZGJIDHJA” synon reformimin e partive dhe pastrimin e zgjedhjeve

Shqipëria

Koço Kokëdhima: Lëvizja “ZGJIDHJA” synon reformimin e partive dhe pastrimin e zgjedhjeve

Më: 28 mars 2017 Në ora: 21:55
Koço Kokëdhima ka qenë pjesë e një debati në UET me temë “Reformizmi dhe populizmi"

Themeluesi i Lëvizjes “ZGJIDHJA” Koço Kokëdhima ka qenë pjesë e një debati në UET me temë “Reformizmi dhe populizmi”. Ai ka shpjeguar edhe lëvizjen “ZGJIDHJA”, se çfarë është dhe se çfarë synon.

“Ne u nisëm për të bërë një lëvizje politike emancipuese që mund të ishte e pëlqyeshme jo vetëm për Partinë Socialiste, por për të gjitha partitë politike. Kjo sepse të gjitha partitë politike kanë nevojë për këtë lëvizje dhe Shqipëria nuk do të dalë dot nga ky ngërç. Më besoni për këtë gjë. Këtu nuk do të ketë vende pune asnjëherë nëse nuk bëhen dy gjëra: reformimi dhe demokratizimi i partive politike dhe pastrimi i zgjedhjeve. Pa u përmbushur këto dy kushte, nuk do të ketë kurrë vende pune, nuk do të ketë kurrë bujqësi të zhvilluar, nuk do të ketë kurrë një ekonomi të lumtur, nuk do të jetë kjo një tokë që do ti japë mundësi të rinjve dhe të rejave të realizojnë ëndrrat e tyre, nuk do të ndalojnë përmbytjet, nuk do të ndalojë brutaliteti i qeverive dhe nuk do të ndalojë as kanabisi kriminal”, u shpreh Koço Kokëdhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat