Cili është lajmi që ka marrë me shkrim nga ndërkombëtarët dhe po e lë pa gjumë Edi Ramën?

Shqipëria

Cili është lajmi që ka marrë me shkrim nga ndërkombëtarët dhe po e lë pa gjumë Edi Ramën?

Më: 31 mars 2017 Në ora: 20:51
Edi Rama

Lulëzim Basha ka qenë tejet i vendosur dhe agresiv ditën e sotme, gjatë fjalës së mbajtur në Çadrën e opozitës.

Retorika që ai përdori linte për të kuptuar qartë, se më në fund ingranazhi ndërkombëtar, për të zbardhur dhe çmontuar organizatën narko-shtetërore të drejtuar nga klani i Edi Ramës, ka nisur të lëvizë.

Pas kthimit nga Malta dhe veçanërisht pas takimit konfidencial me kreun e EUROPOL, Basha ka zbuluar pjesërisht çfarë do të ndodhë me “thembrën e Akilit”, pikërisht me atë që i dhëmb në të vërtetë Ramës dhe të tijve; paratë e kanabisit dhe korrupsionit.

“Shefave tuaj po ju jap edhe lajmin tjetër. E kanë marrë me shkrim mbrëmë: Ose s’kanë fjetur ose kanë shtuar dozën: Çështja tjetër që kam diskutuar është, se nuk do të paguajmë me miliona euro kompani që të gjurmojnë paratë e vjedhura apo paratë e drogës, por do ta bëjmë bashkë me Europolin. Peshq të mëdhenj apo të vegjël, bëhuni gati se paratë që u keni vjedhur shqiptarëve do t’i dorëzoni deri më një!”

Kjo deklaratë konkrete, që nuk ngjason aspak me ato që bëjnë krerët e opozitave sa herë që afrojnë zgjedhjet, zbulon se struktura të specializuar ndërkombëtare nuk kanë fjetur gjumë për atë që ka ndodhur veçanërisht gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri.

Veprimtaria e krimit të organizuar dhe narko-trafikut të ngjizura me struktura shtetërore, duket se është dokumentuar dhe së shpejti pritet edhe ndërhyrja, jo vetëm për goditjen e madhe por edhe për sekuestrimin e aseteve të grumbulluara nga korrupsioni galopant dhe droga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat