Basha mbledh aleatët: Së bashku deri në fitore

Shqipëria

Basha mbledh aleatët: Së bashku deri në fitore

Më: 31 mars 2017 Në ora: 22:34
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbledhur sërish krerët e partive opozitare në ‘Çadrën e Lirisë’. Në fjalën e tij kreu i opozitës deklaroi se PD dhe opozita shqiptare do të jetë çdo ditë me shqiptarët dhe qytetarët e saj, deri në arritjen e fitores së plotë që është ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Orët e mashtrimit po marrin fund, orët e arrogancës po numërohen mbrapsh. Një ditë e re po lind për këtë shoqëri, ku qytetarët do kenë pushtetin mbi qeveritarët, ku qytetarët do të jenë zotur. Ku qytetarët do të caktojnë kush qeveris me votë të lirë dhe të ndershme. Unë ne, PD, do të jemi me ju deri në fundin e fitores për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, deklaroi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat