Basha në ‘çadrën e lirisë’ flet për 1 Prillin: Shqiptarët nuk mund të trajtohen më si budallenj

Shqipëria

Basha në ‘çadrën e lirisë’ flet për 1 Prillin: Shqiptarët nuk mund të trajtohen më si budallenj

Më: 1 prill 2017 Në ora: 13:02
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij ditën e sotme nga çadra e protestës, akuzoi koalicionin e 1 prillit, mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, se i kanë bërë shqiptarët për budallenj me gënjeshtrat e tyre. Por gjatë akuzave të tij të njëpasnjëshme, kreu i opozitës nuk e përmend asnjëherë emrin e kreut të LSI, Ilir Meta.  

Gjatë diskutimit për naftën, Basha tha se çmimi i saj është rritur ndjeshëm duke ndikuar negativisht në mirëqenien e popullit. Ai u shpreh se “çmimi i naftës në Shqipëri ishte më i larti në rajon, ndërsa fuqia blerëse e shqiptarëve më e ulëta”.

“E vërteta është themel i qytetërimit evropian. Mbi këtë themel ndërtohet vlera bazë e demokracisë, një kontratë mes popullit dhe votës së lirë. Pjesa tjetër e kësaj vlere ka të bëjë me postulatin e vetëkuptueshëm, që nëse ai që merr votat  nuk përmbush premtimet, nuk largohet populli, por largohet qeveria.

Dhe këtu qëndron problemi i madh që ka kjo qeveri dhe ky kryeministër. Sot me 1 prill, që njihet si dita e gënjeshtrave, pas 4 vitesh të koalicionit, Rama e di mirë se me votë të lirë e të ndershme është i larguar nga qeverisja. Shpresa e tij e vetme është të ndalojë dhe deformojë këtë gjykim popullor me votë. Mashtrimet e tij janë vuajtja e përditshme e shqiptarëve. Nuk do ndalemi te ato premtime që janë bërë barsoleta. Sot keni zgjedhur të diskutoni për një problem – çmimi dhe cilësia e hidrokarbureve.

Çmimi i rritur i gazit, energjisë elektrike dhe naftës është një nga faktorët kryesorë të rritjes së varfërisë. Edhe ata që nuk disponojnë një mjet automobilistik, paguajnë që nga momenti kur hapin sytë dhe deri kur flenë, paguajnë çmimin e rritur të naftës, tek buka që blejnë, tek fatura e ujit dhe po ashtu dhe te bileta e autobusit që u rrit.

Çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon, ndërkohë që fuqia blerëse e shqiptarëve është më e ulëta në rajon. Në paktin e 1 prillit ndërsa përpunoheshin gënjeshtrat e mëdha, bashkëautorët kanë qeshur, kanë menduar se ka qenë dita që t’i trajtojnë shqiptarët si budallenj. Ne kemi një mesazh për Ramën dhe koalicionin: Budalla është ai që pranon

 të trajtohet si budalla, dhe shqiptarët kanë vendosur të mos trajtohen më nga një bandë kriminelësh. Asgjë nuk ndryshon nëse nuk bëjmë copë e çikë aleancën e krimit me politikën. Ne duam një Shqipëri të zhvilluar dhe të përparuar.

Që të arrijmë këtë duhet të çmontojmë vesin e 1 prillit, dhe trajtimin e popullit si budalla. Në këtë 1 prill budallenjtë i kemi pas kësaj fasade që kujtojnë se kjo zgjidhet me paratë e narkomafias shqiptare. Nuk ka dhe as do ketë asnjë kusht të ri. Qeveri teknike, me mbështetje të plotë politike, që do të zbatojë ligjin për dekriminalizimin.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen se qeveria teknike e vullnetit për të luftuar krimin, po vjen dhe do të jetë realitet që banda e pushtetit s’do ta ndalë dot. Jemi të vendosur se kjo është beteja e të gjithë betejave. Budallenjtë jeni ju jo populli, nuk ka zgjedhje pazar, zgjedhje fasadë”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat