Kryeministri i Malit të Zi: Demarkacioni s’do të jetë shkas që të prishen raportet me Kosovën

Shqipëria

Kryeministri i Malit të Zi: Demarkacioni s’do të jetë shkas që të prishen raportet me Kosovën

Më: 3 prill 2017 Në ora: 14:34
Edi Rama dhe Dushko Markoviç

(E plotësuar) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dushko Markoviq kanë zhvilluar sot një takim, ku kanë vlerësuar raportet e mira ndërshetërore.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe çështja e demarkacionit të shtetit malazez me Kosovën, që nuk po mund të ratifikohet në Kuvend.

Edi Rama ka thënë se kjo çështje duhet të kryhet ashtu siç i ka hije, duke shtuar se Shqipëria nuk duhet të përzihet.

“Si një palë e tretë ne nuk kemi shumë lidhje me këtë çështje, shpresoj që kjo do të zgjidhet në atë mënyrë siç i ka hije”, ka thënë kryeministri shqiptar.

Kurse Markoviq ka deklaruar se demarkacioni nuk do të jetë shkas që të prishen raportet e Malit të Zi me Kosovën.

“Kjo lidhet me krijimin e kushteve politike në Kosovë. Mali i Zi nuk ka parashtruar asnjë kusht të veçantë për këtë çështje”, është shprehur kryeministri i Malit të Zi.

Në fund të takimit, Edi Rama ka deklaruar se në Mal të Zi ndihet sikur në Shqipëri.

Rama në Mal të Zi, takim me Markoviç

Pas darkës së djeshme me kreun e LSI-së, Ilir Metën për koalicionin me mes tyre, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Malit të Zi.

Rama i shoqëruar edhe nga ministri Jashtëm Ditmir Bushati dhe deputeti Paulin Sterkaj, ka zhvilluar një takim zyrtar me homologun e tij malazez, Dushko Markoviç. Ka qenë ambasada malazeze ajo që ka postuar foto nga takimi mes dy liderëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat