Gjiknuri flet pas takimit Rama-Meta: Partitë janë të lira të mos marrin pjesë në zgjedhje

Shqipëria

Gjiknuri flet pas takimit Rama-Meta: Partitë janë të lira të mos marrin pjesë në zgjedhje

Më: 5 prill 2017 Në ora: 14:12
Edi Rama dhe Damian Gjiknuri

Në një deklaratë të bërë sot për mediat, Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri tha se kushdo parti politike është e lirë të marrë ose jo pjesë në zgjedhje.

Deklarata e Gjiknurit vjen vetëm pak orë pasi kreu i qeverisë Rama zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Ministri i Energjitikës thekson se: “opozita nuk duhet të përdorë metoda presioni duke kërkuar qeveri teknike para zgjedhjeve”

Ai tha se koalicioni do të qeverisë vendin deri në datën që është mandatuar. Ndërkohë kreu i opozitës Lulzim Basha i ka kthyer sot përgjigje ftesës së Ramës për dialog. Lideri i PD-së thekson se pranon të bisedojë me Ramën vetëm nëse në takim flitet rreth zgjedhjeve të lira. Rama është vënë në presion për të lëshuar pe ditët e fundit, pasi qëndrimit të kreut të LSI-së Meta, i cili u shpreh për krijimin e një qeverie të besimit si garanci për zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat