Çadra e lirisë/ Vdes protestuesi më i rregullt

Shqipëria

Çadra e lirisë/ Vdes protestuesi më i rregullt

Më: 5 prill 2017 Në ora: 22:20
Basha dhe Bega

Një protestues i çadrës së opozitës është ndarë nga jeta këtë të mërkurë.

Avni Bega, banues në Tepelenë, ka qenë thuajse i përhershëm në çadrën e ngritur nga PD 47 ditë më parë. Lajmin pëvdekjen e tij e ka bërë deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj.

Statusi i deputetes Mimoza Hajdarmataj:

Cadra e Lirisë humbi sot një luftëtar të paepur por kauza e Avniut dhe e gjithë shqiptarëve do të fitojë.

Keqardhje dhe trishtim të thellë për humbjen e parakohshme të Avni Begës.
Ngushëllimet më të përzemërta familjes, miqve, të afërmve dhe gjithë demokratëve në Tepelenë për ikjen e parakohshme të Avniut. 

Një demokrat i shkëlqyer, një partiak me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm, cdo ditë në Sheshin e Lirisë për kauzën e zgjedhjeve të lira.

Avniu kishte shumë besim në fitore dhe amaneti i tij është për ne një frymëzim edhe më i madh për ta cuar deri në fund rrugën e nisur. I lehtë i qoftë dheu.

Një protestues i çadrës së opozitës është ndarë nga jeta këtë të mërkurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat