Ku ndahet dhe bashkohet LSI e PDIU në zgjidhjen e krizës, flet Mesila Doda

Shqipëria

Ku ndahet dhe bashkohet LSI e PDIU në zgjidhjen e krizës, flet Mesila Doda

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:49
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka treguar për Tema TV se ku qëndrojnë ndryshimet ndërmjet propozimeve të PDIU-së dhe LSI-së për zgjedhjen e ngërçit politik.

“PDIU kërkon stabilitet politik  por nuk është pjesë e qeverisë ndërsa LSI është pjesë e qeverisë dhe vendos në dispozicion mandatet e saj në dispozicion të arritjes së kompromisti të madh mes palëve politike”, është shprehur Doda.

Deputetja ka deklaruar se PDIU as nuk i koncepton zgjedhjet pa opozitën.

“Zgjedhjet bëhen pjesë të gjithë krahët, te PDIU janë drejtues njerëz që e kanë filluar historinë në dhjetor të 90’ës. Zgjedhjet pa opozitën është një hipotezë që nuk e marrim në konsideratë, nuk ndodh. 18 qershori është një datë e arritshme por duhet që palët të dakortësohen”, ka pohuar Doda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat