Rama: Qeveria nuk është suita e Hotel Rozafës. PD gati të ndalojë integrimin e vendit

Shqipëria

Rama: Qeveria nuk është suita e Hotel Rozafës. PD gati të ndalojë integrimin e vendit

Më: 8 prill 2017 Në ora: 12:00
Kryeministri Edi Rama

Ata janë gati tju tregojnë me ambasadorin e SHBA-ve, me ambasadoren e BE-së, se janë të blerë janë të shitur, se madje janë të lidhur dhe me drogën.

Ata janë gati të thonë se fajin e ka ambasadori SHBA-ve, sepse është izoluar.

Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se 18 qershori do të jetë dita kur populli shqiptar do të votojë për qeverinë e ardhshme. Në takim me disa votues të rinj shkodranë, Rama i është drejtuar çadrës së opozitës, duke thënë se karrigia e kryeministrit nuk është suita e Hotel Rozafës, ku lirshëm mund të dilet dhe të hyjë opozita. Sipas Ramës, PD është e gatshme që të dalë kundër integrimit të vendit në Bashkimin Europian, vetëm për të ruajtur interesat e tyre dhe për të mos kaluar vettingun.

“18 qershori është dita kur populli ka të drejtën e vet sovrane të gjykojë të gjithë ne, përfaqësuesit e popullit dhe të përcaktojë se kush prej nesh duhet tëmarrë qeverisjen e vendit. Të thuash që këtë nuk e vendos populli e vendosim ne... po kush jemi ne që e themi këtë? Kush jemi ne që popullin në gjykatë e kthejmë në një popull skllav, dhe u themi se ne do të vijmë kur të vendosim ne.

Halli që nuk thuhet është se po erdhëm ne tek ty në 18 qershor, ne e dimë që ti do drejtësi, ne e dimë që ti nuk do ti votosh por i do në burg. Si pengohet kjo, duke penguar ata që nuk kanë frikë nga ju, që nuk kanë frikë nga burgu. Ata janë Partia Socialiste e Shqipërisë.

E keni dëgjuar kur thonë hajde të shohim ne ca vende që ti zëmë tavolinën... pse ca është qeveria, hotel Rozafa, që të lëshojmë ca dhoma për tjerët? Qeveria nuk është karrige, por përgjegjësi para popullit.

Të jesh kryeministër i vendit nuk është të jesh i privilegjuar sepse ke suitën e Hotel Rozafës... tani dil nga suita dhe ti fusim këta se kanë 50 ditë në çadër. Të jesh në krye të qeverisë është detyrë është përgjegjësi dhe mbi të gjitha është përgjegjësi për të bërë cdo ditë jo atë ku duan të të cojnë të tjerët për të plotësuar interesat e tyre, por atë për të cilin të detyron interesi kombëtar.”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat