Basha: U mbushën 50 ditë të lëvizjes së madhe, historike dhe transformuese'

Shqipëria

Basha: U mbushën 50 ditë të lëvizjes së madhe, historike dhe transformuese'

Më: 9 prill 2017 Në ora: 09:47
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tek 'Çadra e lirisë'

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, iu është drejtuar mëngjesin e sotshëm, me një mesazh shpresëdhënës e kurajoz, qytetarëve shqiptarë që janë përfshirë në protestën për zgjedhje të lira në Shqipëri. Ai shkruan në rrjetet sociale:

"Sot u mbushën 50 ditë, 1200 orë, të qëndresës sonë historike. Janë miliona orë të jetës së qindra mijëra shqiptarëve, në bashkimin më të madh popullor për liri dhe demokraci të vërtetë.

Qëndresa jonë nisi si domosdoshmëri, vazhdoi si sakrificë dhe sot ajo është kthyer në shpresën dhe ëndrrën për të ardhmen e Shqipërisë. Kush e përjetoi dhe e përjeton këtë qëndresë ka krenarinë e jashtëzakonshme, siç e kam unë sot si bashkëqytetar i juaji, bashkëkombës i juaji, shqiptar si shqiptarët e sheshit të lirisë, shqiptar si shqiptarët e qëndresës së lirisë, shqiptarë e patriotë si pjesë e kësaj lëvizje të madhe, historike dhe transformuese."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat