Vijon odiseja, shtyhet sërish gjyqi për Mark Frrokun

Shqipëria

Vijon odiseja, shtyhet sërish gjyqi për Mark Frrokun

Më: 12 prill 2017 Në ora: 13:31
Mark Frroku

Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish seancën për Mark Frrokun. Shkak për këtë vendim u bë kërkesa e avokatit për më shumë kohë me qëllim përgatitjen e mbrojtjes.

Gjykata ka vendosur gjithashtu të pezullojë afatet e paraburgimit për Mark Frrokun, ndërsa seanca e radhës është caktuar për në 20 prill.

Prokuroria paraqiti në Gjykatën e Tiranës konkluzionet përfundimtare të hetimit dhe gjykimit. Ish-deputeti Mark Frroku rrezikon të dënohet me 25 vite burg.

Organi i akuzës kërkoi gjithashtu për Frrokun heqjen për 10 vite të të drejtës për të kryer funksione publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat