Kujdes me informacionin që jepni në Tatime dhe Dogana

Shqipëria

Kujdes me informacionin që jepni në Tatime dhe Dogana

Më: 14 prill 2017 Në ora: 11:10
Ilustrim

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar bizneset se në sistemin elektronik të administratës tatimore është përfshirë komunikimi dhe transmetimi i të dhënave me sistemin elektronik të administratës doganore.

Tashmë të dhënat nga sistemi doganor si për importin ashtu edhe eksportin e mallrave, janë të disponueshme edhe për administratën tatimore.

Në sistemin elektronik CATS, transmetohen dhe përpunon në kohë reale jo vetëm të dhënat e deklaratave të importit e eksportit, marrë nga dogana, por edhe diferencat që rezultojnë për këto regjime, mes të dhënave që disponon dogana me ato që disponon administrata tatimore.

Tatimet theksojnë se ky është një zhvillim teknologjik i rëndësishëm i cili ndihmon të dy administratat në rritjen e komunkimit përmirësimin e shërbimeve por edhe evidentitmin e shkeljeve. “Në këtë kuadër, sjellim në vëmendjen e tatimpaguesve, të cilët operojnë në regjim importi apo eksporti të mallrave, të tregohen të kujdesshëm dhe të saktë në deklarimet e tyre. Raportimet e tyre duhet të jenë të njëjta për të dy administratat, atë doganore dhe atë tatimore”, thotë njoftimi zyrtar.

Administrata Tatimore ka ftuar bizneset të konsultohen edhe një herë me deklarimet e bëra, me qëllim  korrigjimin për përputhjen reale të situatës, për të shmangur masat shtrënguese në rastet e mospërputhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat