Llalla flet për atentatin e mundshëm ndaj Bashës...a ka hetime?!

Shqipëria

Llalla flet për atentatin e mundshëm ndaj Bashës...a ka hetime?!

Më: 14 prill 2017 Në ora: 15:36
Adriatik Llalla

Për ngjarjen më të rëndë që është përfolur së fundi, atë të një atentati të mundshëm ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka nisur ende hetimet.

Këtë fakt e konfirmoi vetë kryeprokurori Adriatik Llalla teksa ju përgjigj këtë të premte gazetarëve, nga qyteti i Durrësit ku pati një takim në prokurorinë e qytetit bregdetar i shoqëruar edhe nga drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj.

 “Ende nuk ka nisur një hetim për kanosjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Presim të mbërrijë dosja dhe më pas të vendosim", u shpreh Lllalla.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ju përgjigj gazetarëve lidhur me skenarin e mundshëm për t’i bërë atentat kryetarit të Partisë Demokratike. Ai u shpreh se cështja është marrë seriozisht për tu verifikuar, por deri më tani informacioni dhe burimi që e ka shpërndarë atë, nuk duket i besueshëm.

“Nuk ka skenar! Ka patur informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontraditor, janë marrë të gjitha masat njësoj si të ishte diçka realisht e vërtetë, sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve dhe pa diskutim dhe kryetarit të PD është prioritet numër 1 nëse kërcënohet”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat