Protesta e “taksive”: Policia bashkiake të heqë mjetet e palicensuara

Shqipëria

Protesta e “taksive”: Policia bashkiake të heqë mjetet e palicensuara

Më: 15 prill 2017 Në ora: 07:47
Ilustrim

Drejtuesit e taksive 4+1 kanë protestuar kundër konkurrencës së pandershme. Drejtuesit e taksive, thonë se prej vitesh nuk ndërhyhet ndaj mjeteve të palicensuara, që sipas tyre policia bashkiake e di ku e kanë vendndodhjen.

Ata thonë se do i drejtohen dhe Kryeministrit për këtë problem.

Konkurenca e pandershme e shërbimit taksi 4+1, nxori në protestë taksistët shkodranë.

Pasi i janë drejtuar Bashkisë, Drejtorisë së policisë, Tatimeve dhe çdo institucioni tjetër, ata thonë se si masë të fundit do parkojnë automjetet në qendër të Shkodrës, e do t’i shkruajnë kryeministrit Rama për këtë problem.

Sipas drejtuesve të taksive 4+1, nga tregu informal ata nuk po  arrijnë të sigurojnë as  të ardhura minimale për familjet.

 Taksistët kërkojnë lufte kundër informalitetit dhe në mënyrë të veçantë heqjen nga qarkullimi te mjeteve te palicensuara.

Prej vitesh taksitë që paguajnë rregullisht detyrimet nuk kane arritur te zgjidhin shqetësimin kryesor, konkurrencën e pandershme nga të palicensuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat